Të afërmit publikojnë fotografinë, ky është 30-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga një objekt ndërtimi

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

Arbnor Berisha ishte nga komuna e Malishevës.

Të afërm të të ndjerit kanë postuar fotografinë e Arbnorit në rrjetet sociale.

Me poshtë e gjeni njoftimin e plotë të postuar në Facebook:

Njoftim:

Ju njoftojmë,se sot në orët  e hershme të mëngjesit nê vëndin e punës ka ndërruar  jetë,Arbnor Fadil Berisha,nga fshati Berishë.I ndjeri ishte në  mesin e personaliteteve i cili gëzonte respekt në fshatë dhe për tej tij.Mungesa dhe humbja e tijë për fshatin tonë është shumë e madhe..Zoti e shperbleftë  me dritën e xhenetit! Për kohën e ceromonis së vorrimit ju njoftojmë me kohë.

Kategoritë
LajmeVendi