Të ardhurat e Turqisë nga turizmi vitin e kaluar u rritën me 103 për qind

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën me 103 për qind në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë dhe arritën në 24 miliardë e 482 milionë e 332 mijë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi statistikat e turizmit për tremujorin e katërt të vitit 2021 dhe për të gjithë vitin.

Kështu, të ardhurat nga turizmi u rritën me 103 për qind vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë dhe arritën në 24 miliardë e 482 milionë e 332 mijë dollarë.

Nga të ardhurat e vitit të kaluar, 19 miliardë e 679 milionë e 915 mijë dollarë ishin shpenzime personale dhe 4 miliardë e 802 milionë e 417 mijë dollarë ishin shpenzime për paketat turistike.

Gjatë kësaj periudhe, shpenzimi mesatar për frymë ishte 66 dollarë, shpenzimi mesatar për frymë për të huajt ishte 73 dollarë dhe mesatarja e shpenzimeve ditore për qytetarët që banojnë jashtë vendit ishte 50 dollarë.

Numri i vizitorëve që u larguan nga Turqia u rrit me 85,5 për qind në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë dhe u rrit në 29 milionë e 357 mijë e 463 persona.

Nga këta, 81,5 për qind (23 milionë e 940 mijë e 21 persona) ishin të huaj dhe 18,5 për qind (5 milionë e 417 mijë e 442 persona) ishin qytetarët turq me vendbanim jashtë vendit.

Kategoritë
BotaLajme