Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë transferuar për në Hagë, nga zyret e EULEX-it ku janë mbajtur nga dita e djeshme.
ZPS-ja tha se operacionet janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i.
Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga 2009-2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.
Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor 2023 nën dyshimet për pengim të drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj 2024 pasi pagoi dorëzani 30.000 euro.
Në shtator, ZPS-ja ndryshoi aktakuzën ndaj Kilaj, por nuk dha hollësi për ndryshimet e bëra.
Në Hagë po ashtu është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.