Të dhënat më të fundit nga numërimi i votave: LVV 41.11%, PDK 22.28%, LDK 17.78%

Lëvizja Vetëvendosje ka 333,436 vota apo 41.11%, sipas rezultateve të fundit nga procesimi i 96.45% të vendvotimeve, bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të bërë në 16:04.

Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 180,714 vota apo 22.28%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 144,205 vota apo 17.78%.

Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 60,497 vota apo 7.46%.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi