Këtë të diel (29 tetor), Shqipëria dhe shumë vende të tjera evropiane do të kalojnë në orën dimërore. Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke kaluar në orën 02:00.
Ky ndryshim i orës shënon fundin e orës verore dhe synon të përshtatë orarin ditor me dritën e ditës gjatë muajve të dimrit. Ndryshimi i orës do të zgjasë deri në fund të marsit 2024, kur sërish do të rikthehemi në orën verore.