Të dyshuarit për vrasjen e 30 vjeçarit në Kaçanik në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Kategoritë
LajmeVendi