Të enjten debatohet në Parlamentin Evropian mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian do të diskutohet për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportohet aty do të ripërsëritet edhe një herë mbështetja e plotë ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tej aty pritet të Prishtinës dhe Beogradit t’i bëhet që të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi