Të enjten dhe të premten Kuvendi mirëpret bashkatdhetarët

Të enjten dhe të premten, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

“Të enjten dhe të premten, përkatësisht më 25 dhe 26 korrik 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit, nga ora 8:00 – 16:00”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi