Të hënën ditë pushimi në Prizren për nderë të 10 e 12 qershorit

Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se dita e hënë (13 qershor 2022) do të jetë pushim zyrtar për nder të 10 qershorit Ditës së Lidhjes së Prizrenit dhe 12 qershorin – Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Bazuar në nenin 14 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643, të datës 15.10.2008, me të cilin Komuna e Prizrenit ka caktuar si festë publike. Punës pritet t’i rikthehen punonjësit në sektorin publik ditën e martë.

N J O F T I M

Bazuar në nenin 14 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643, të datës 15.10.2008, me të cilin Komuna e Prizrenit ka caktuar si festë publike 10 Qershorin – Ditën e Lidhjes së Prizrenit dhe 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Prizrenit, Komuna e Prizrenit, për nder të këtyre festave, për zyrtarët publikë të Komunës, dita e hënë, më 13.06.2022, do të jetë ditë pushimi.
Puna rifillon të martën, më 14.06.2022!
Urime festat!

Kategoritë
LajmeVendi