Të lumtur si fëmijë, të burgosurit e Tetovës bëhen me pishinë

Në këto temperatura përvëluese vere, të burgosurit e Tetovës kanë tashmë një hapësirë ku mund të freskohen. Pas investimeve për rinovimin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga sot, të burgosurit do të kenë edhe një pishinë.

Siç raportojnë mediat në vend, është hera e parë që në një burg të vendit vendoset pishinë.

Drejtori i burgut Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre po ashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut.

Kategoritë
LajmeRajoni