Nga 35.64 për qind të vendvotimeve të numëruara nga votat me postë në diasporë, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 52.14% të votave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E dyta është LDK-ja me 28.40%, ndërsa PDK-ja me 7.94%.
Me 4.76% renditet në vend të katërt AAK-ja.
Nga kandidatët për kryeministër, Albin Kurti nga VV-ja deri tani nga votat me postë ka marrë 10236 vota me post.
Lumir Abdixhiku, LDK me 5356 vota.
Bedri Hamza, PDK me 1455 vota.
Ramush Haradinaj, AAK me 857.
/Reporteri.net/