Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 45.129 ndërsa numri i të plagosurve në 107.338
Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve që ushtria izraelite ka kryer ndaj rajoneve të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile nëpërmjet një deklarate me shkrim bëri të ditur se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku kanë humbur jetën 3 persona.
Ndërkaq, në sulmin ndaj qytetit të Gazës ka humbur jetën një palestinez ndërsa janë plagosur 8 palestinezë të tjerë.
Në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës humbën jetën 6 palestinezë.
Në sulmin ajror ndaj palestinezëve që prisnin në radhë për të mbushur ujë në kampin e refugjatëve Al-Shati në qytetin e Gazës, 8 palestinezë humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 45.129 ndërsa numri i të plagosurve në 107.338.
Gjithashtu thuhet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.