Të paktën 20 xhihadistë sirianë ikën nga burgu pas tërmetit

Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian, që besohet të jenë xhihadistë, janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin, raporton AFP-ja.

Burgu në qytetin Rajo, pranë kufirit turk mban rreth 2000 të burgosur, me rreth 1300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të IS-it, tha një zyrtar në burg. Ai mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.

Tërmeti i së hënës në Turqi me magnitudë 7.8 i cili u pasua me dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve.

“Të burgosurit filluan kryengritje dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut. Rreth 20 të burgosur u larguan, ata besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”, ka thënë një burim.

Kategoritë
BotaLajme