Të paktën 4 të vdekur në një zjarr pyjor në Pakistan

Sipas raportimeve të mediave lokale, një zjarr në shkallë të gjerë ka shpërthyer në një pyll të lartë në veriperëndim të vendit

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga një zjarr pyjor në veriperëndim të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave lokale, një zjarr në shkallë të gjerë ka shpërthyer në një pyll të lartë në veriperëndim të vendit.

Autoritetet njoftuan se një nga katër personat që humbën jetën nga zjarri ishte fëmijë.

Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë marrë masa për shuarjen e flakëve dhe se në rajon janë dërguar ekipe shtesë.

Ende nuk është bërë asnjë deklaratë për shkakun e zjarrit.

Kategoritë
BotaLajme