Ministri Toshkovkski, i cili udhëtoi në vendin e aksidentit, në një konferencë për media njoftoi se po ashtu mbi 100 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit, të cilët janë dërguar në spitale në Shtip, Koçani dhe Shkup.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Panço Toshkovski, ka konfirmuar se të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçani, ku mbrëmë ka shpërthyer një zjarr gjatë një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor.
Ministri Toshkovkski, i cili udhëtoi në vendin e aksidentit, në një konferencë për media njoftoi se po ashtu mbi 100 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit, të cilët janë dërguar në spitale në Shtip, Koçani dhe Shkup.
Siç tha ai, shkaqet e zjarrit ishte rezultat i shkëndijave nga mjetet piroteknike të përdorura për efekt ndriçimi.
“Në atë moment, me gjasë, shkëndijat kanë goditur tavanin, i cili ishte me lëndë djegëse, u përhapën shpejt dhe krijuan tym të dendur”, tha Toshkovski.
Ai gjithashtu tha se lidhur me zjarrin në polici është raportuar rreth orës 02:35 dhe se po merret të gjitha masat për “të përcaktuar përgjegjësinë e kësaj tragjedie”.
Toshkovski njoftoi informacione shtesë gjatë ditës.