Të paktën tre ushtarë rusë iu dorëzuan forcave të Ukrainës në Bakhmut, publikohen pamjet

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter tregon të paktën tre ushtarë rusë që ishin dorëzuar te një njësi e trupave të Ukrainës në qytetin Bakhmut.

Luftimet janë duke vazhduar në Bakhmut, ku besohet se Ukraina ka filluar në disa caqe kundërofensivën e saj.

Rusia ka thënë se trupat e tyre janë tërhequr në veri të Bakhmutit, me pretendimin se do të rigrupohen.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se Ukraina kishte nisur një sulm në veri të Bakhmutit me më shumë se 1,000 trupa dhe deri në 40 tanke, një shkallë që nëse konfirmohet do të përbënte ofensivën më të madhe ukrainase që nga nëntori.

Kategoritë
BotaLajme