“Të përbashkuar” në arsim, Gjana tregon mundësitë për të studiuar në Tiranë

Ferdinand Gjana, president i Universitetit “Western Balkans” në Tiranë ka folur sot në Frontal rreth marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, për lehtësimet në fushën e arsimit.

Gjana thotë se është e frytshme për studentët nga Kosova të shkojnë në Shqipëri dhe ata të Shqipërisë në Kosovë qoftë edhe për ndonjë semestër. Kjo, sipas tij, do t’i bënte ata të njiheshin më shumë me qytetet ku shkojnë.

Në vazhdën e ‘lehtësirave’ të krijuara për studentët, Gjana tregon se Universiteti që ai drejton ka në dispozicion bursa, për të cilat mund të aplikojnë edhe të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Lugina e Preshevës.

“Universiteti këtë vit ka rakorduar një numër bursash të konsiderueshme, që pranon studentë edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, edhe nga trojet e tjera shqiptare, dmth Maqedonia, Presheva e me radhë, të cilët mund të aplikojnë për të fituar bursa dhe të studiojnë në këto auditore me kosto minimale financiare” , tregon ai.

“Studimi është qind për qind në gjuhën angleze. Programet janë inovative”, ka thënë Gjana.

 

Kategoritë
LajmeRajoni