Të plagosur nën rrënojat e Kievit: Forcat ruse sulmuan kryeqytetin e Ukrainës me raketa balistike

Gjatë natës, me një sulm të kryer me disa raketa balistike, forcat ruse goditën qendrën e Kievit, si pasojë e të cilit janë plagosur rëndë të paktën tre persona, ndërsa po vazhdon kërkimi për banorët e blloqeve të banimit të goditura.

Sulmi u krye në rrethin Darnytskyi rreth orës 5:40 sipas kohës lokale, ku objektiv kryesor ishte një lagje banimi. Këto informacione i ka konfirmuar edhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, duke theksuar se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikës.

Gjatë sulmit, u godit edhe një dyqan mobiljesh ku u regjistrua zjarri më i madh, i cili më pas u përhap edhe në ndërtesat përreth. Tetë automjete u dëmtuan gjithashtu në këtë sulm.

Megjithatë, shqetësimi më i madh mbetet mundësia që në ndërtesat e goditura ose të dëmtuara ndodhen civilë të bllokuar, te të cilët po përpiqen të arrijnë ekipet e shpëtimit.

Ka raportime për rrënoja që kanë rënë nga dy ndërtesa në zona jo-banimi në Kiev, tha Klitschko në orën 5:43, duke shtuar se shërbimet emergjente janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Polonia, si reagim ndaj sulmit të madh me raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ngritur në nivel më të lartë gatishmërinë e avionëve të saj dhe të mbrojtjes kundërajrore, kanë njoftuar Forcat e Armatosura të Polonisë në një postim në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme