Të premten vazhdojnë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, të premten, më 25 mars, do të zhvillojë takime në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Bislimi do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak. Diplomatët në Bruksel këtë takim e quajnë si “takim në kuadër të dialogut” dhe paralajmërojnë se të njëjtën ditë, Lajcak do të komunikojmë përmes video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë. Por, takime midis Kosovës dhe Serbisë nuk prite të ketë.

Në Bruksel kanë përsëritur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka shkaktuar pakënaqësi, por shpresojnë që ky vendim të mos ketë ndikim negativ në dialog.

Por, siç ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, BE-ja nuk do të thërras takim të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, pa qenë e sigurt se në atë takim nuk do të ketë rezultate konkrete.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim të arrihet normalizimi i plotë midis palëve.

Kategoritë
LajmeVendi