Të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit

Të rinjtë në rajonin qendror Artuklu në Turqi, shëtitën kishat me trëndafila në duar. Të rinjtë u dhuruan trëndafila zyrtarëve këtu dhe dënuan djegien e Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stockholm të Suedisë

Një grup të rinjsh në qytetin Mardin të Turqisë shpërndanë trëndafila si protestë e djegies së Kuranit në Suedi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të rinjtë në rajonin qendror Artuklu, shëtitën kishat me trëndafila në duar. Të rinjtë u dhuruan trëndafila zyrtarëve këtu dhe dënuan djegien e Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stockholm të Suedisë.

 

 

Ibrahim Halil Yetim, një prej të rinjve që regjistroi momentet, tha se menduan se “si të reagonin” si të rinj muslimanë lidhur me ngjarjen në Suedi. Ai tha se vizituan kishat duke ndjekur këshillën e Profetit Muhamed dhe shprehën reagimet e tyre në mënyrë që u përshtatet muslimanëve.

“Islami është një fe e tillë, që edhe ata që vijnë për t’iu vrarë ringjallen me ty”, deklaroi Yetim duke shtuar se këtë e treguan në praktikë.

Kujtojmë se lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan më 21 janar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, kreu provokimin e djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stockholm. Askush nuk u lejua t’i afrohej Paludan-it i cili e kreu këtë akt nën mbrojtjen e forcave të shumta të policisë.

Kategoritë
BotaLajme