Të shtëna armësh afër Ministrisë së Tregtisë, bllokohet tërësisht rruga

Siç raporton gazetari i T7, ka pasur të shtëna armësh, që kanë ardhur nga një veturë në lëvizje afër objektit të Ministrisë së Tregtisë.

Përgjigje, autoritet ende nuk kanë , por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar.

Në këtë pjesë të kryeqytetit, ku gjenden forcat policore, është krijuar kolonë e gjatë dhe është bllokuar tërësisht pjesa e rrugës “Astrit e Arbnor Dehari” që çon kah qendra e Prishtinës. Madje kolona ka deri në Veternik.

Express ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth asaj që ka ndodhur afër objektit të Ministrisë së Tregtisë, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.

Kategoritë
LajmeVendi