Të shtëna në një shkollë fillore në Beograd, humb jetën roja, disa fëmijë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Beograd, ku një roje humbi jetën dhe 5 fëmijë mbetën të plagosur. Sipas mediave, adoleshenti qëlloi me një armë që i kishte vjedhur babait të tij, duke plagosur disa nga shokët e klasës dhe duke vrarë një punonjës të shkollës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë është njoftuar për incidentin e përgjakshëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në lagjen Vraçar të kryeqytetit serb.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur djalin në këmbë me armën në dorë, pasi kishte hapur zjarr ndaj nxënësve dhe stafit. Një pjesë e madhe e zonës së Vratsarit, ku ka shumë muze dhe ambasada, aktualisht është rrethuar nga forcat e policisë, të cilat po hetojnë ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhen edhe disa autoambulanca, ndërsa një vajzë dhe një djalë janë dërguar në spital.

Kategoritë
LajmeRajoni