Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja.
Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar. NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.
Incidenti nisi të shtunën pasdite, kur oficerët e policisë u thirrën në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Kur mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.
#URGENTE ?? | Várias pessoas baleadas em um supermercado na cidade de #Buffalo, no estado de Nova York.#NewYork pic.twitter.com/9Cpr2uHMSs
— OHF News (@OHFNews) May 14, 2022
Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.
Guvernatorja e shtetit tha se ajo po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.
I dyshuari shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.
????#Breaking: #Buffalo Mass shooting.
At least 9 people down at Tops Grocery in Buffalo, New York.
The suspect is under arrested.??Suspect described himself as a white supremacist and #antisemite who hates Israel. pic.twitter.com/52FCwjvm3H
— Giyan????? (@Jiyan2023) May 14, 2022