Të shtëna në SHBA: Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë, ka mbetur i vrarë sulmuesi

Një të shtëna e re ka ndodhur sot në qytetin amerikan Louisville, në shtetin e Kentakit. Sipas informacioneve të deritanishme, pesë persona kanë humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë plagosur. Mes tyre është edhe një polic.

FBI thotë se agjentët e tyre ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë me policinë lokale për këtë rast. Banorët e Louisville po paralajmërohen të mos i afrohen zonës ku ndodhën të shtënat.

Sulmuesi është vrarë, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk dihen, tha policia në një konferencë në vendngjarje.

Të shtënat ndodhën në bankë dhe një nga banorët e Louisville, Caleb Goodlett, i tha një stacioni televiziv lokal se mori një telefonatë nga gruaja e tij e cila i tha se ishte mbyllur në bankë dhe se kishte të shtëna dhe Personi i armatosur ishte ende brenda.

Goodlett menjëherë thirri 911 dhe njoftoi shërbimet e urgjencës për incidentin tragjik.

Kategoritë
BotaLajme