Tejkalon 7 milionë numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Antalya me rrugë ajrore

Në një deklaratë nga prefektura thuhet se turistët po shijojnë pushimet e tyre në Antalya e cila ndodhet në mesin e destinacioneve më të rëndësishme turistike në botë.

Më shumë se 7 milionë turistë kanë mbërritur me rrugë ajrore në Antalya të Türkiye-s (Turqisë) në periudhën 1 janar – 5 gusht.

Në një deklaratë nga prefektura thuhet se turistët po shijojnë pushimet e tyre në Antalya e cila ndodhet në mesin e destinacioneve më të rëndësishme turistike në botë.

Në qytetin ku me Certifikatën e Turizmit të Sigurt ofrohet shërbim turistik në mënyrë të shëndetshme dhe të besueshme, njoftohet se numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në qytet në periudhën 1 janar – 5 gusht është rritur 91 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Avionët deri më tani nga aeroportet Antalya dhe Gazipaşa kanë transportuar 7.076.937 turistë. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve të ardhur në qytet u regjistrua të jetë 3.705.771.

Vitin e kaluar numri i turistëve që mbërritën në Antalya në 5 ditët e para të muajit gusht me rrugë ajrore ishte 311.089 ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti 388.431.

Kategoritë
BotaLajme