TEKNOFEST do të mbahet në Republikën Turke të Qipros Veriore në maj

Festivali do të ketë gara teknologjike në shtatë kategori kryesore dhe 14 nënkategori, duke shfaqur përparime në fusha të tilla si inovacioni social, sistemet autonome të fluturimit dhe siguria kibernetike

Evenimenti kryesor i teknologjisë i Türkiyes TEKNOFEST do të mbahet në datat 1-4 maj në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), njoftuan sot organizatorët duke u zotuar për një festë emocionuese katër-ditore për inovacionin dhe teknologjinë në aeroportin Ercan, raporton Anadolu.

Në njoftimin për media thuhet se Festivali do të ketë gara teknologjike në shtatë kategori kryesore dhe 14 nënkategori, duke shfaqur përparime në fusha të tilla si inovacioni social, sistemet autonome të fluturimit dhe siguria kibernetike.

Evenimenti mbahet në qytete të ndryshme turke në vite çift dhe në metropolin Istanbul në vitet tek.

Vitin e kaluar, festivali u mbajt në Adana dhe priti rreth 1.1 milionë vizitorë.

Dhjetë edicionet e para të evenimentit u vizituan nga mbi 10 milionë njerëz, ndërsa gjithsej u paraqitën mbi 4 milionë aplikantë në konkurse.

Në vitin 2023, evenimenti u mbajt tre herë në nder të 100-vjetorit të Türkiyes, edhe atë në Istanbul, Ankara dhe Izmir.

Këtë vit, evenimenti do të mbahet dy herë, fillimisht në TRNC dhe më pas në Istanbul.

Pjesëmarrësit do të shpërblehen me gjithsej 5.5 milionë lira turke në çmime dhe mbështetje financiare.

Që nga viti 2018, Anadolu është partneri global i komunikimit i TEKNOFEST, duke theksuar rëndësinë e festivalit në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit teknik në Türkiye.

Kategoritë
BotaLajme