Televizioni saudit e quajti Sinwarin terrorist, protestuesit hynë në zyrat e televizionit dhe shkaktuan kaos

Protestuesit në Irak hynë në zyrat e kanalit televiziv saudit në Bagdad të shtunën herët, pasi transmetuesi publikoi një raport ku komandantët e Hamasit dhe Hezbollahut quheshin terroristë.

Protestuesit në Irak hynë dhe plaçkitën zyrat e kanalit televiziv saudit në Bagdad të shtunën herët, pasi transmetuesi publikoi një raport ku komandantët e Hamasit dhe Hezbollahut quheshin terroristë.

Ndërmjet 400 dhe 500 persona sulmuan studiot e transmetuesit saudit MBC në Bagdad pas mesnatës.

“Ata shkatërruan pajisjet elektronike, kompjuterët dhe dogjën një pjesë të ndërtesës,” tha një burim nga Ministria e Brendshme për AFP.

Ai shtoi se zjarri u shua dhe se forcat policore shpërndanë turmën e mbledhur.

“Forcat e sigurisë janë ende të shpërndara afër ndërtesës,” shtoi ai.

Pamjet nga një program i MBC-së qarkulluan në rrjetet sociale irakiane, duke shkaktuar reagime të ashpra nga grupet pro-iraniane.

Raporti u përqendrua te “terrorizmi” në rajon dhe përmendi disa grupe dhe figura të rëndësishme, duke përfshirë, për shembull, Osama bin Ladenin.

Gjithashtu përfshinte grupet që i përkasin Boshtit të Rezistencës, ndër anëtarët e të cilit janë Hamasi, Hezbollahu dhe fraksione të armatosura irakiane.

Në raport u përmend ish-lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, i cili u vra muajin e kaluar nga Izraeli në Bejrut, dhe ish-lideri politik i Hamasit, Ismail Hanije, i cili u vra në Teheran në korrik.

Gjithashtu u referua pasardhësit të Hanijes, udhëheqësit të Hamasit, Jahja Sinwar, i cili organizoi sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor dhe u vra të enjten në Gaza, duke e cilësuar si “fytyra e re e terrorizmit”.

Kategoritë
BotaLajme