Tenisti danez mori një makinë luksoze por nuk do të mund ta drejtojë atë

Tenisti danez Holger Rune (19) mori një makinë luksoze për herë të dytë në karrierën e tij si çmim për fitimin e turneut ATP, por nuk do të mund ta drejtojë atë pasi nuk ka patentë shofer.

Gjegjësisht, tenisti i ri e ka mposhtur në finalen e turneut ATP në Mynih holandezin Botic van de Zandschulp dhe përveç çmimit në para ka marrë edhe një veturë të re të shtrenjtë elektrik BMW I4.

Vitin e kaluar në këtë turne triumfoi lojtari i shtatë aktual në botë, ndaj këtë veturë të fuqishme e mori nga sponsori zyrtar.

“Kam marrë dy makina sportive, por jam ende i dobët. Në fakt, ende nuk e kam marrë patentën e shoferit. Po planifikoj, por kërkon shumë kohë”, tha Rune duke buzëqeshur.
Makinën që mori vitin e kaluar ia dha babait të tij dhe tani ka në plan të bëjë të lumtur një nga familjarët e tij.

“Makina fituese e vitit të kaluar tani është makina jonë e familjes. Më së shumti e drejton babai im. Mendoj se dikush tjetër nga familja ime do ta marrë këtë makinë të re”, zbuloi danezi.

Në bisedën pas turneut, ai zbuloi gjithashtu se në fund të sezonit ka në plan të shkojë në stërvitje për të marrë më në fund patentën e shoferit.

Kategoritë
Sport