Teniseri numër një në botë, Jannik Sinner është tërhequr nga Lojërat Olimpike.
Italiani 22-vjeçar ka njoftuar tërheqjen e tij përmes një njoftimi, ku thotë se këtë e ka bërë pas këshiilave nga mjeku, ku vuan nga sëmundja e bajameve e cila do ti pamundësojë të paraqitet në ”Paris2024”, shkruan IndeksOnline.
”Me pikëllim ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. Pas një jave të mirë stërvitjeje, fillova të mos ndihesha mirë. Kalova disa ditë duke pushuar dhe gjatë një vizite mjeku gjeti bajame dhe më këshilloi fuqimisht të mos luaja. Mungesa e Lojërave është një zhgënjim i madh pasi ishte një nga synimet e mia kryesore për këtë sezon. Mezi prisja të kisha nderin të përfaqësoja vendin tim në këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Suksese të gjithë sportistëve italianë që do të mbështes nga shtëpia. Forza Italia”, ka shkruar Sinner