Tenisti u dënua përgjithmonë, fiksoi 135 ndeshje dhe tani nuk lejohet as në tribuna si spektator.

Tenisti maroken, Younes Rachidi (36) u dënua përgjithmonë pasi u shpall fajtor për 135 trukime ndeshjesh, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA).

Rachidi u përfshi në një rekord prej 135 trukime ndeshjesh dhe u ndalua përgjithmonë të luante, madje të stërvitte apo të merrte pjesë në ndonjë ngjarje tenisi dhe u gjobit me 34,000 dollarë.

“Çështja u gjykua nga zyrtari i pavarur i seancës kundër korrupsionit, Janie Soubliere, i cili gjeti të vërtetuara të gjitha akuzat”, tha ITIA në një deklaratë.

Gjatë karrierës së tij, Rachidi u rendit më lart në listën e ATP-së në pozitën e 753-të në teke dhe 473-të në dyshe, dhe ai luajti shtatë herë për ekipin e tij kombëtar në Kupën e Davis.

Kategoritë
Sport