Tenistit serb Novak Djokovic i vizatojnë një ‘mural’ në Rahovec

Pretendohet se në Rahovec tenisti kontrovers serb Novak Djokovic qenka nderuar me një grafit në një mur që e quajnë mural. Kjo pikturë është përcjellë me një citat të tenistit serb madje.

“Dje në mëngjes agoi edhe murali i tenistit tonë e më të mirit të të gjitha kohërave, Novak Djokovic. I lumtë dora autorit Derox”, thuhet në faqen e Instagram të kontos “Biser Metohije” që e kishte postuar këtë fotografi.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme