Tenistja ukrainase qau, nuk pranoi t’i jepte dorën rusesë dhe bërtiti: Lavdi Ukrainës!

Tenistja ukrainase Marta Kostyuk (20) bëri një lëvizje që tërhoqi shumë vëmendje pasi mposhti rusen Varvara Gracheva 6:3, 7:5 në finalen e turneut WTA në Austin.

Pas fitimit të titullit të parë WTA në karrierën e saj, Kostujuk u pushtua nga emocionet dhe filloi të qajë nga gëzimi.

E reja ukrainase më pas nuk donte të shtrëngonte dorën dhe të bënte foto me rivalin e saj nga Rusia dhe fitoren ia kushtoi popullit të saj.

“Ky është një moment i veçantë, për të fituar trofeun në pozicionin që jam tani… Dua t’ia kushtoj Ukrainës dhe njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin. Të gjithëve që janë në tribuna dhe shikojnë, veçanërisht në Ukrainë, dua të them: “Lavdi Ukrainës”, bërtiti Marta.

Edhe vitin e kaluar, Kostyuk thirri publikisht kolegët e saj nga Rusia dhe Bjellorusia që nuk e dënuan publikisht luftën dhe veprimet e qeverive të tyre, duke thënë se ata janë të gjithë “njësoj”.
Me këtë fitore ajo siguroi hyrjen e saj në 40 tenisistët më të mirë në botë.

Kategoritë
Sport