Tensione në Moldavi: Kuvendi e bën gjuhën rumune zyrtare dhe pastaj sulmohet foltorja

Kuvendi në Moldavi ka miratuar sot ligjin që njeh gjuhën rumune si gjuhë zyrtare, duke përfunduar një epokë të dhimbshme tranzicioni nga komunizmi që kishte ndarë këtë vend nga Rumania.

Gjithsesi seanca nuk kaloi pa tensione.

Parlamenti moldav miratoi një projekt-ligj për të ndryshuar gjuhën e dokumenteve zyrtare nga moldave në rumanisht.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit, deputetët e bllokut opozitar të komunistëve dhe socialistëve dolën me postera: “Moldavia, Moldavia, Moldavia”.

Kategoritë
BotaLajme