Tensione në Paris në protestën kundër reformës së pensioneve

Demonstrata mbarëkombëtare kanë filluar në kryeqytetin e Francës dhe qytete të tjera për të shtatën herë që nga janari, ndërsa mijëra njerëz kundërshtojnë planin që shkaktoi zemërim publik që kur u njoftua vitin e kaluar

Protesta në Paris kundër planit të reformës së pensioneve të qeverisë së Francës u shënua me tensione, transmeton Anadolu.

Demonstrata mbarëkombëtare kanë filluar në kryeqytetin e Francës dhe qytete të tjera për të shtatën herë që nga janari, ndërsa mijëra njerëz kundërshtojnë planin që shkaktoi zemërim publik që kur u njoftua vitin e kaluar.

Protestat nisën më herët në qytete si Nice dhe Toulouse, ndërsa mijëra njerëz filluan të protestojnë në Paris pasdite.

Në Paris, disa protestues kanë sulmuar oficerë të policisë që ndërhynë me forcë, sipas transmetuesit BFMTV.

Autoritetet arrestuan pesë persona që mbanin armë të ndaluara, përpara se të fillonin protestat në Paris, tha policia franceze.

Inteligjenca franceze priste mes 800 mijë dhe 1 milion protestues sot, tha BFMTV.

Vetëm në Paris pritej të protestonin 100 mijë persona.

Planet e reformës së pensioneve përfshijnë rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 deri në vitin 2030 dhe kërkimin e të paktën 43 vitesh punë për t’u kualifikuar për pensione të plota.

Kategoritë
BotaLajme