Tensionet midis Izraelit dhe SHBA-së, Netanyahu iu përgjigj me paturpësi kritikave të Bidenit

Pasi Benjamin Netanyahu shtyu për momentin reformën e diskutueshme në drejtësi, tensioni në rrugët e Izraelit është zbutur. Megjithatë, nga SHBA dhe Izraeli vijnë deklarata të ashpra të ndërsjella.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden se “nuk mund të vazhdoj në këtë rrugë”.

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij, jo me presionin e jashtëm, duke përfshirë miqtë e tij më të mirë”, iu përgjigj shkurt Netanyahu kolegut të tij amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Biden shprehu shqetësim për reformën e diskutueshme gjyqësore që parashikonte kontrollin total të qeverisë mbi gjyqësorin.

I pyetur nëse do ta ftonte Netanyahun në Uashington, Biden u përgjigj se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë së shpejti.

Mendimi i Netanyahut ndahet nga ministri i Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir, i cili i tha Bidenit se “Izraeli nuk është një nga yjet në flamurin amerikan”.

Kategoritë
BotaLajme