Tensionet në Veri, Rohde: Shfaqja e muskujve ushtarakë nuk ndihmon, Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje përmes rrugës politike

Në fillim të muajit nëntor, më shumë se 550 policë u larguan nga postet e tyre në komunat në veri të Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës. Të njëjtën gjë e kanë bërë rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe personel administrativ nga sistemi gjyqësor në komunat në veri, ku jeton popullata me shumicë serbe – Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Së bashku me përfaqësuesit politikë nga radhët e Listës Serbe, ata shtruan dy kërkesa për kthim në institucionet e Kosovës: pezullimin e vendimit për riregjistrimin e veturave në targa RKS (Republika e Kosovës) dhe formimin e Asociacioni e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 24 nëntor se kthimi i serbëve në institucione nuk mund të jetë politik dhe se është çështje ligjore dhe kushtetuese.

Kategoritë
LajmeVendi