Tentoi të kontrabandonte mbi 100 gjarpërinj të gjallë në xhepa, arrestohet një preson në Kinë

Një person është arrestuar në Kinë pasi tentoi të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në xhepat e pantallonave të tij.

“Gjatë një kontrolli, doganierët gjetën gjashtë çanta të mbyllura me shirit ngjitës në xhepat e pantallonave të këtij personi. Çdo thes përmbante gjarpërinj të gjallë të të gjitha llojeve, madhësive dhe ngjyrave.”, thanë dje autoritetet doganore kineze, pa specifikuar se kur ka ndodhur incidenti.

Kategoritë
BotaLajme