Tentoi të mbyste burrin me kabllo, 14 vjet burgim për gruan nga Kosova

Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale e Zvicrës.

Kjo për shkak se ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo.

Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018-të.

E pandehura e kishte joshur ish- burrin e saj tek shtëpia e saj, që nuk jetonte me të.

Viktima synonte që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij të re.

Sipas raportimeve, gruaja i kishte dhënë ish-burrit të saj pije me barëra dhe drogë.

E në mëngjes kur e kishte parë se ai ishte gjallë, kosovarja ishte munduar që ta mbyste me një karikues (adapter) të telefonit.

Mirëpo, në momentet e fundit ajo ishte tërhequr nga vajza e saj.

Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është prekja e krenarisë së të akuzuarës, për shkak se burri e kishte lënë për një tjetër, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv

Përveç kësaj burri e kishte njoftuar se pasurinë paluajtshme do t’ia transferonte partnerës së tij të re.

Kategoritë
LajmeVendi