Terim gjen fajtorin për eliminimin e Turqisë, derisa thotë se Anglia nuk do të kishte shanse ndaj tyre

Trajneri legjendar turk Fatih Terim ka komentuar eliminimin e Turqisë nga Evropiani duke thënë se trajneri Vincenzo Montella është fajtorin kryesor.

Imperatori popullor kritikoi Montellan që vendosi ta tërheq skuadrën kur ishte në avantazh 1-0 dhe kjo në fund i kushtoi me përmbysje të rezultatit.

“Ne nuk patëm asnjë rrezik para portës derisa kaluam në avantazh. Holanda rriti ritmin dhe futi disa lojtarë dhe u bë më efektive. Ne u tërhoqëm shumë dhe në një përbërje të tillë nuk mund t’i shpëtosh presionit. të holandezëve”, tha Terim.

nteresant është fakti se Terim ka deklaruar gjithashtu se ndeshja kundër Holandës ishte më e lehta e mundshme nëse skuadra mendonte se do të fitonte në çerekfinale.

“Nëse doni të fitoni turneun, kjo ishte ndeshja më e lehtë që mund të kishim fituar. Nuk mund të fitoni vetëm duke u mbrojtur. Mund të fitoni ndonjëherë, por nuk mund të jeni të suksesshëm”.

“Skuadra jonë ka një forcë shumë të madhe sulmuese dhe është turp që nuk e shfrytëzuam deri në fund Turqia e humbi finalen, jo gjysmëfinalen”, tha Terim i cili është i bindur se Anglia nuk do të kishte asnjë shans ndaj Turqisë.

“Unë isha dikush që nuk e mendoja se Anglia do të kishte shumë shanse kundër lojës sonë. Ne kemi një ekip të talentuar, por fatkeqësisht tani jemi në një moment që nuk e prisnim”, deklaroi Terim.

Në fund, Terim e uroi akoma Montellën sepse në përgjithësi paraqitja e Turqisë në Euro ishte e shkëlqyer.

Kategoritë
LajmeSport