Tërmet i fortë ka tronditur Rumaninë dhe është ndjerë në shumë qytete të Serbisë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur pak çaste më parë Rumaninë.

Sipas faqes së internetit të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra ishte rreth 20 kilometra në veriperëndim të qytetit Targu Jiu.

Sipas përdoruesve të Twitter-it, tërmeti është ndjerë edhe në shumë qytete të Serbisë, ndër të tjera në Nish dhe Vrshac.
Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale të mundshme.

Kujtojmë se bota është ende në tronditje nga tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.8 dhe 7.7 të shkallës Rihter që tronditën Turqinë dhe Sirinë shtatë ditë më parë. Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në këta dy tërmete ka kaluar shifrën 36 mijë.

Kategoritë
BotaLajme