Një tërmet i fuqishëm me magnitudë mes 5.0 dhe 5.3 sipas shkallës Rihter ka goditur zonën përreth Zadarit në Kroaci, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas faqes së Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej vetëm 1 kilometri, me epiqendër 14 kilometra nga Posedarje.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, kryesisht në veri dhe perëndim, veçanërisht në zonat e Bihaçit, Bosanska Krupës, Prijedorit dhe Banja Lukës. Disa qytetarë raportojnë se lëkundje më të lehta janë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë.
Qytetarët në Kroaci, sidomos ata në zonën përreth Zadarit, raportojnë se tërmeti ka qenë më i fortë dhe ka zgjatur më gjatë në krahasim me ndjesinë e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.