Tërmeti copëtoi një ullishte në Hatay në jug të Turqisë

Në rrjetet sociale po shfaqen foto të reja që tregojnë fuqinë e plotë të tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë dhe njëra prej tyre është padyshim foto e një ulliri të ndarë në Hatay në jug të Turqisë.

Në foto shihet një çarje e madhe, 30 metra e thellë, rreth 200 metra e gjerë, e cila është krijuar teksa toka po zbriste gjatë tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, sipas mediave lokale atje.

Skenat apokaliptike nga Hataj tregojnë se sa i fuqishëm, sipas gjeologëve, ishte tërmeti tepër i cekët.

Si kujtesë, tërmetet e kësaj jave në Turqinë jugore dhe Siri ishin ndër më të fortët që goditën rajonin që nga viti 1668.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri ka kaluar 25,000 dhe autoritetet po raportojnë se mund të vazhdojë të rritet. Ekipet e shpëtimit në Siri kanë ndërprerë procesin e kërkimit, duke besuar se më shumë se 100 orë pas tërmetit, nuk ka më të mbijetuar.

Helmetat e Bardha dhe Mbrojtja Civile Siriane kanë njoftuar përfundimin e operacioneve të tyre të kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri dhe veriperëndim pas tërmeteve që goditën atë vend dhe Turqinë të hënën.

Kategoritë
BotaLajme