Tërmeti lëkund edhe kontejnerët e mallrave, porti në Turqinë jugore përfshihet nga flakët

Një zjarr i madh ka rënë në portin e Iskenderun në Turqinë jugore, në provincën Hatay në anën e Detit Mesdhe ditën e sotme.

Sipas mediave turke nuk është e qartë se çfarë po digjet, por një shtëllungë e madhe tymi është vërejtur në ajër mbi port, ndërsa imazhet që qarkullonin në rrjetet sociale tregojnë kontejnerë të ndryshëm që digjen.Rajoni i jugut të vendit u godit nga dy tërmete të mëdha më herët gjatë ditës, duke lënë dëme të shumta dhe humbje jetësh.

Kategoritë
BotaLajme