Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë shkund Japoninë, vdes një person, plagosen 21 të tjerë

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë, i cili ishte i fortë 6 në shkallën shindo, tronditi prefekturën Ishikawa të premten pasdite, duke vrarë një dhe duke lënë të paktën 21 të tjerë të plagosur.

Nuk pati cunami, por Agjencia Meteorologjike tha se konfirmoi ndryshime të nivelit të detit prej rreth 10 centimetra në prefekturë.

Policia lokale në qytetin e Suzu, prefektura Ishikaëa – afër epiqendrës së tërmetit – po i përgjigjej raporteve për lëndime dhe shembje të ndërtesave, raportoi NHK.

Një burrë që ra nga një shkallë u konfirmua se ishte vrarë, ndërsa departamenti i zjarrfikësve në Suzu tha se tre shtëpi ishin shembur dhe se dy personat që kishin mbetur të bllokuar në dy prej strukturave janë shpëtuar.

Tërmeti ndodhi në orën 14:42 në skajin verior të gadishullit Noto të prefekturës Ishikaëa në bregun e Detit të Japonisë, që ndodhet rreth 300 kilometra në veriperëndim të Tokios. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 12 kilometrash.

Strong 6, i cili u regjistrua në qytetin e Suzu, është niveli i dytë më i lartë në shkallën e intensitetit të Japonisë. Niveli i lëkundjes mund ta bëjë “të pamundur të qëndrosh në këmbë ose të lëvizësh pa u zvarritur”, thotë Agjencia Meteorologjike.

Në një konferencë urgjente për shtyp të premten pasdite, kryesekretari i kabinetit Hirokazu Matsuno tha se qeveria po punonte për t’iu përgjigjur tërmetit.

Ai tha se nuk ka raportime për dëmtime në shërbimet e furnizimit me energji elektrike, gaz dhe ujë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje informacionit të evakuimit të shpallur nga autoritetet lokale, si dhe informacioneve në televizion, radio dhe internet.

Tërmeti çoi në pezullimin e disa linjave të trenave, duke përfshirë Hokuriku Shinkansen midis stacioneve Nagano dhe Kanazaëa, tha Ëest Japan Railëay. Më vonë shinkansen rifilloi shërbimin.

Tokyo Electric Poëer Company Holdings nuk raportoi dëme në termocentralin bërthamor Kashiëazaki-Kariëa në prefekturën Niigata, ndërsa Hokuriku Electric Poëer nuk raportoi asnjë problem në termocentralin bërthamor Shika në prefekturën Ishikaëa.

Agjencia e motit paralajmëroi për mundësinë e tërmeteve rreth 6 të fortë që do të ndodhin gjatë javës së ardhshme.

Kategoritë
BotaLajme