Tërmeti në Turqi, Mbreti Charles mesazh ngushëllimi Erdoganit

Mbreti Charles III i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duke shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit nga tërmeti që vrau dhe plagosi mijëra njerëz në Turqi dhe Siri.

Në mesazhin drejtuar Erdogan, Mbreti Charles shprehet se ai dhe gruaja e tij kanë qenë të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga fatkeqësia.

Mesazhi:

Unë vetëm mund të imagjinoj shkallën e vuajtjes dhe humbjes si rezultat i këtyre tragjedive të tmerrshme dhe veçanërisht dëshiroja të përcjell ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

Kategoritë
BotaLajme