Testi i fundit i Ivan Juriq te Roma, në rast të humbjes shkarkohet nga pozita e trajnerit

Skuadra e Romës sonte luan ndeshjen ndaj Torinos, e vlefshme për javën e 10-të në Serien A.

Trajneri kroat, Ivan Juriq do ta ketë testin kryesor sonte dhe në rast të humbjes ai shkarkohet nga pozita, shkruan Indeksonline

Juriq zëvendësoi të shkarkuarin De Rossi pak javë më parë, por nuk impresionoi pronarët e klubit romak.

Në rast se shkarkohet Juriq, Roma planifikon ta rikthejë legjendën De Rossi, por në listë janë edhe trajnerët e tjerë, si: Roberto Mancini, Claudio Ranieri dhe Edin Terziq.

Ndeshjes midis Romës dhe Torinos zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Olimpico”.

Kategoritë
Sport