Tetovë: Përpjekje nga toka e ajri për shuarjen e zjarrit

PUNOHET NË DETEKTIMIN NËSE KA RREZIK PËR AJRIN NË TETOVË

Gjithçka nis rreth orës 09.30. Shtëllunga të zeza tymi u shfaqen mbi qellien e Tetovës.

Një një zjarr I madh kishte shpërthyer në objektin e një ish-fabrike në Tetovë, që shfrytëzohet si depo për materiale ndërtimore, përcjellë KlanMacedonia.

FIllimisht intervnuan qytetarët që ishin afër vendit të ngjarjes.

”Për shkak të zjarrit që po përhaphej gjithnjë e më shumë, në ndihmë të zjarfikësve të Tetovës do të mbërrijnë edhe brigadat e zjarfikësve të Gostivarit dhe Shkupit” -deklaroi Hekuran Xheladini, vullnetar

Pas disa orësh luftë me zjarrin në ndihmë të zjarfikësve në terren aktivizohen edhe helikopterët.

Situata serioze bëri autoritetet e komunës së Tetovës të ndërpresin procesin edukativo arsimor në shkolla dhe çerdhe për sot dhe nesër, ndërsa u bë thirrje që të mos dilet pa nevoj jashta.

”Ndërkohë nga spitali I Tetovës bënë të ditur bilancin e të lënduarve që fatmirsisht siç u tha nuk ka lëndime serioze.” – tha Besar Durmishi nga komuna e Tetovës.

”QMK ka paraljamëruar edhe një rrezik tjetër. Bëhet fjalë për grimcat e dëmshme PM që mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.” – deklaroi Gazmend Ibishi nga ndihma e shpejtë.

”Krahas ushtarëve të ARM-së, në Tetovë qëndron edhe një ekip për mbrojtje radiologjike, kimike e biologjike, që do të bëjnë ekzaminimet e para të ajrit në Tetovë, kurse nga Qendra për Menaxhim me Kriza janë kërkuar edhe ekspertë dhe institucione që do të bëjnë analiza të detajuara të cilësisë së ajrit” – tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së. /KlanMacedonia/

Kategoritë
LajmeRajoni