Thaçit e Veselit i rrëzohen ankesat për shkeljen e të drejtave të tyre nga Specialja

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve, shkruan lajmi.net.

Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.

Kategoritë
LajmeVendi