Thaqi: Jemi të mërzitur, merituam së paku një barazim

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, ka thënë se ndjehen të mërzitur pas humbjes ndaj Slavia Pragës.

Thaqi tha se e kanë merituar një barazim në ndeshjen e sotme dhe sipas tij, kundërshtari nuk krijoi ndonjë rast të mirë shënimi.

“Normal se është një zhgënjim i madh sepse me të gjitha paraqitjet që i kemi bërë në fazën e grupeve, të gjithë mendojnë se kemi merituar më shumë”, është shprehur Thaqi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se shpreson që me paraqitjet, Ballkani t’i ketë bërë sado pak krenarë të gjithë shqiptarët.

Kategoritë
Sport