Thellohet kriza ekonomike: Metra e druve shkon deri 100 euro, frustrohen qytetarët

Një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro.

Qytetarët pavarësisht çmimit të ngritur janë të detyruar të blejnë dru, pasi që sipas tyre me paralajmërimet për mungesë të rrymës, opsion i vetëm është ngrohja me dru.

“Nuk e di qysh ja dalim, rrymë po thojnë s’ka me pas, problem për besë. Qymyri është i ndalushëm pos me dru”, tha Fejza.
Ramadan Kameri, tha për Ekonomia Online se formë tjetër të ngrohjes nuk ka për shkak të shtrenjtimit të rrymës janë të detyruar të blejnë dru.

“Ky çmim nuk është i përballueshëm por me gjendjen në Kosovë tash s’kem çka bëjmë duhet me i marr diqysh. Formë tjetër të ngrohjes nuk kemi, se rryma shtrenjt duhet me dru tjetër rrugëdalje nuk ka”, tha Kameri.

“Prej 80 deri në 100 euro po shkon një metër dru, ne nuk kemi ka me marr punëtor krahu, pa punë kërkuar hiq, çmimet janë rritur si në dru si krejt, tjetër mundësi ngrohje nuk kemi veç dru me ble”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi